Lajme

Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet PDK-së, garon për deputet

Altin Krasniqi, djali i ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Lajmin e ka bërë me dije, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi nëpërmjet një videoje të përbashkët me Altinin.

“Sot, po mirëpresim një zë të ri në Partinë Demokratike të Kosovës — por që është i rrënjosur thellë në trashëgiminë e shërbimit, sakrificës dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vendit tonë! Mirë se vjen, Altin!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Altin Krasniqi do të jetë kandidat i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.