Pa dyshim, Lionel Messi ka frymëzuar miliona fëmijë në mbarë botën me ëndrrat për t’u bërë yje futbolli. Përfshirë djalin e tij më të madh Thiago. Sportisti i vogël tashmë ka nisur të gdhend rrugën e tij në futboll.
Në intervistën e tij të parë si futbollist, ai foli për pasionet dhe ëndrrat e tij, duke dëshmuar se ka synime të mëdha dhe një të ardhme të ndritur përpara.
Në moshën 11-vjeçare, Thiago luan në ekipin e të rinjve të Inter Miami dhe tashmë ka garuar në turneun e tij të parë.
Edhe pse nuk fituan, vogëlushi po e përballon me pjekuri disfatën. “Të luaja më bën më nervoz sesa të shikoj babain tim duke luajtur,” i tha ai gazetarit José Ramón de la Morena. “Unë nuk jam mirë me këmbën time të majtë”.
Thiago i ka idetë e qarta mbi ekipin që dëshiron të luajë në të ardhmen. Kur u pyet, “Thiago, për cilin ekip do të luash?” ai tashmë e dinte përgjigjen, “me Argjentinën”, tha ai pa hezitim.
Gazetari sqaroi: “Ju keni lindur në Spanjë, apo jo?” të cilën Thiago e konfirmoi. Por kur i thanë se nëse mund ta bindnin një ditë që të luajë me Spanjën, mini-me i Messi siguroi: “Jo, nuk mendoj kështu”.
Në të njëjtën intervistë, Thiago ndau admirimin për babain e tij të talentuar dhe se si çdo gol ka lënë mbresa tek ai. Madje, ai e ka një të preferuar, duke thënë: “Goli më i bukur i babait tim ishte goditja me kokë kundër Manchester United në finalen e Ligës së Kampionëve”.