1
Në aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, në bashkëpunimin me Prokurorinë Themelore në Prizren lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave, tashmë janë ndaluar disa persona.
Siç mëson Klankosova.tv, në mesin të ndaluarve është edhe djali Nait Hasanit, kandidatit për deputet nga PDK-ja.
Si pasojë e dyshimeve për manipulim të vullnetit qytetar, të ushtruar më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, KQZ mori vendim fillimisht për rinumërim të pjesshëm të votave për kandidatët për deputetë.
Duke parë që kishte dallim të madh të votave për disa kandidatë, në krahasim me rezultatet preliminare, u mor vendim që të ketë rinumërim të tërësishëm.
Deri më tani, Nait Hasanit i janë hequr plot 3333 vota në raport me numërimin e parë. Më shumë se atij i janë hequr vetëm bashkëpartikut të tij, Fetah Paçarizit, që rezulton se deri në këto momente kur po raportojmë, ai ka plot 6752 vota më pak se në rezultatet e para preliminare.
