Marsel Baçi, 26-vjeç, dyshohet se është personi që ka shfrytëzuar për prostitucion prej disa vitesh një të mitur, e cila ka bërë së fundi kallëzim në polici.
Në një prononcim për mediat lokale, e ëma e Marsel Baçit, Shega, tha se ishte vajza e mitur ajo e cila i shkruante vazhdimisht.
Ajo shtoi se ata janë në gjendje të vështirë ekonomike dhe se nuk është e vërtetë që djali i saj e shfrytëzonte për prostitucion.
“Marseli me atë vajzën nga Leminoti, ajo e merrte, i fliste. Ajo e kishte fajin vet, ka ngatërruar shumë çuna. Nuk ka bërë gjë Marseli, nuk kam djem të atillë, nuk kemi bukë të hamë. Ja ku jetojmë me një dhomë. Vajza i shkruante edhe djalit tim tjetër, por ai e shau. Nuk ia zgjati. Ajo e tillë është. Të gjithë e shajnë. Ajo nuk është njeri. Marseli me ka folur për vajzën, i thashë mos u ngatërro, ai thoshte që ajo vetë i shkruante. Unë fola njëherë me vajzën i thashë mos më ngatërro djalin. Ajo ia jepte fb, numrin vet. Marseli është i pafajshëm. Të gjithë në Leminot e njohin”, tha ajo.
Ndërkohë që kunata e Marsel Baçit, Asja Lozhani, u shpreh se vajza i dërgonte foto dhe tentoi të fliste dhe me bashkëshortin e saj.
“Marseli e kam kunat. Erdhën në orën 1 të natës, do e merrnin në pyetje nuk i thanë që do e arrestonin. Ajo i shkruante vet në Facebook. Kur erdha para 6 muajsh unë, ajo fliste me Marselin. Marseli thoshte nuk e dua po ajo i shkruante. Nuk besoj se Marseli e ka përdhunuar. Me ka thënë Marseli se i shkruante vet ajo. Ajo i shkruante edhe burrit tim. I çonte foto. Burri i thoshte se s’ke punë me mua. Fliste me të dy vëllezërit”, tha kunata.
Në lidhje me rastin u ndalua dhe shtetasi 41-vjeçar, Selam Hyka, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 16-vjeçaren.
Sakaq vijon hetimi për personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.