Lajme

Djali i Thaçit falënderon Ramën për vizitën në Hagë: Ju na dëshmoni se bashkë jemi ma mirë

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas vizitës së këtij të fundit në Hagë, ku takoi babanë e tij.

Në një postim në Instagram, Endrit tha se veprat e Ramës “janë shndërruar në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit”.

Moneytizer Paragrafi 2

“Faleminderit shumë Kryeministër Rama nga nana dhe unë. Fjalët por edhe veprat e juaja janë shëndrru në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit. Ju na dëshmoni se bashkë jemi ma mirë,” shkroi ai.

Moneytizer Paragrafi 4