Fatkeqësisht ditën e djeshme “Vettingu” pezulloi nga detyra gjyqtarin më të vjetër dhe të thjeshtë të Korçës, me 31 vite eksperiencë, Seladin Pysqylin.
Si në shumë raste të tjera, edhe në këtë rast ky “qerrata” Komision i Pavarur i Kualifikimit, gjeti shkelje domethënëse tek pasuria e gjyqtarit më të vjetër të Korçës, dhe “faktet” kokëforta të hetimit administrativ nuk mund të kapërceheshin, megjithëse pastërtia e figurës dhe kriteri profesional ishte shumë “OK”.
Në fakt gjyqtar Seladin Pysqyli, nuk ishte nga ata njerëz të Drejtësisë, që ju del në aplikacion “Sky” dhe ju e keni kaluar.
I nisur me shumë bujë dhe besim tek publiku se “Vettingu” do krastiste elementët e korruptuar në Drejtësi, fatkeqësisht shumë shpejt u katandis kjo histori në një gjueti hienash, që sulmojnë ashtu në tufë prenë e tyre që kanë përballë.
Me një mbështetje totale ndërkombëtare, por jo maksimalisht të publikut Shqiptar, “Vettingu” u kthye në grupimin më famëkeq të përndjekjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm, të cilët nuk kishin lidhje politike, nuk flirtonin me krimin e organizuar dhe aq më tepër dhe më e rëndësishme, nuk i fusnin dorën në xhep qytetarëve.
Histori përndjekje që shkoi deri tek çorapet, kostumet, këpucët dhe kokrrat e kafshatës së bukës, aq sa në disa vendime shkarkimi i subjekteve qoftë prokurorë dhe gjyqtarë, trupat e “Vettingut” u kthyen në qesharake.
Kërkonin llogari për prindër të vdekur, (Rasti Bledar Maksuti) llogari për pasuri të trashëguara, a thua se gjyqtarë e prokurorë nuk kishin ardhur në këtë botë nga dy prindër që kishin punuar një jetë, por nga një çift Gjirafash në Afrikë.
Llogari për tatim-taksash në Greqi, Arabi (Rasti Antoneta Sevdari) e deri tek sa gurë kanë muret e shtëpisë dhe sa tulla kanë shkallët pa lejë ndërtimi, që ishin ndërtuar nga Babai, kur Gent Trenova nuk ishte bërë ende prokuror.
Tek njerëzit e drejtë, të urtë dhe që i shërbenin drejtësisë duke sakrifikuar dhe nga jeta e tyre, duhet patjetër të gjenden “ballistët” brenda tyre dhe menjëherë të shpallen me ligj special “Kulakë”.
Ndërkohë vetë ata që marin në rivlerësim figurën e prokurorit dhe gjyqtarit, ishin dikur të shkarkuar për horllëqe të ndryshme, deri në seksizëm në Administrata Publike apo dhe nga sistemi i Drejtësisë, si rasi Luan Daci, e ca të tjera…
Pra llogjika e gjykimit është aq ekstreme, pasi ata të shkarkuarit e dikurshëm qoftë në KPK dhe KPA, marin vendime shkarkimi për këta gjyqtarë e prokurorë sot, duke i larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, duke i nxjerë në rrugë.
Maskarda fillon e shtohet kur anëtarë të “Vettingut” në KPA dhe KPK bëjnë korrupsion duke i kërkuar euro dhe para, prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, duke i premtuar dhe duke i kaluar dhe duke i lënë në sistemin e drejtësisë për të thithur me pas financa, tek qytetarët hallexhinj që rrotullohen sallave të gjyqeve apo dyerve të prokurorëve.
Akoma më ulëritëse është kur anëtarë të KPK-së tunden e shkunden, në një resort luksi në Vlorë me lekët e oligarkut Shefqet Kastrati dhe refuzojnë të tregojnë emrin e financuesit.
E nga ana tjetër kthehen nga Vlora në zyrat e tyre në Tiranë dhe kërkojnë llogari për financimet dhe pasurinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve, se ku i kane gjetur. Hapu dhe…!!!
Si gazetar i vjetër dhe prej 18 vite raportoj çdo ditë mbi aktivitetin e institucioneve të Drejtësisë në vend, gjykoj se “Vettingu” në Shqipërisë ishte i domosdoshëm dhe për disa elementë që fryheshin se kishin varur një kollare 500 dollarë në qafë, ka vepruar shumë mirë.
Shumë mirë ka vepruar edhe për ata gjyqtarë e prokurorë që s’kishin lënë gjobë financiare pa vendosur, por në fund të ditës i kishte mbetur meraku dhe tek një shishe vere 2 mijë euro e lart.
Shumë mirë ka vepruar për ata gjyqtarë e prokurorë që kërkonin para dhe për një çështje divorci vullnetar në gjykatë apo për një kujdestari fëmije.
Po aq mirë “Vettingu” ka vepruar dhe tek rastet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, që ironikisht kishin marë nokën numerike “139”, e cila nënkuptonte Nenin 139 të Kodit Penal, që është “Vjedhja me dhunë”.
Por nga ana tjetër nuk mund të pajtohem me një shkarkim masiv të njerëzve të urtë, gjyqtarë e prokurorë të guximshëm që kanë luftuar për kauza të Drejtësisë, të pakompromentuar qoftë me politikën, që jepnin vendime dënimi apo pafajësi se jua kërkonte politika, influencat e biznesit dhe deri tek elementë të Krimit të Organizuar, siç bënte Xhevahiri i Drejtësisë.
Sot proçesi i rivlerësimit është tashmë në fundin e vet dhe nuk përbën më as lajm shkarkimi i një gjyqtari apo një prokurori.
Sot sistemi i Drejtësisë, (Prokurori-Gjykata), janë në grahmat e fundit për shkak të mbingarkesës ekstreme.
Sot kush provon të hyjë në një proces penal apo civil, të llogarisë mirë vitet e moshës, pasi me modesti po e them se vallë e kap gjallë seancën përfundimtare të gjykimit.
Por sot, komuniteti i gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve por dhe i qytetarëve të thjeshtë në Korçë, është i shokuar nga lajmi i shkarkimit të gjyqtar Seladin Pysqylit.
Përpos eksperiencës së gjatë në punë, investimit të një jete në krye të detyrës, (më i vjetri) modeli i këtij gjyqtari është një model i papërsëritshëm dhe humbje për të gjithë sistemin e drejtësisë.
Në korridoret e gjykatës, të gjithë flasin nën zë për largimin e gjyqtarit më të mirë të Gjykatës së Korçës, i cili pritej të ishte udhëheqësi shpirtëror dhe ligjor edhe për gjyqtarët e rinj.
Të gjithë kolegët e tij gjyqtarë, prokurorë, por edhe avokatë flasin nën zë për lajmin e keq të largimit të kolegut më të mirë mes tyre, të atij që ishte truri dhe shpirti i asaj gjykate.
Një model gjyqtari që kishte penën dhe vijën llogjike, më të mirë mes kolegëve të tij, që përpiqej të zgjidhte jo vetëm proçedurialisht çështjen gjyqësore, por që bëhej palë me hallin e qytetarit, për të dhënë zgjidhjen më të mirë si qytetar model dhe si gjyqtar i zemrave njerëzore.
Një model gjyqtari që përpos dhënies së një ndëshkimi për autorin e një vepre penale, përpiqej të edukonte brezin e ri si me qënë prindi i njërit prej tyre.
Një gjyqtar, i cili ja dedikonte 20 orë nga dita e tij punës, është humbje për Gjykatën e Korçës dhe për gjithë komunitetin e këtij qyteti.
Ndonjëherë faktet që lidhen me informalitetin e shoqërisë shqiptare janë fakte shurdhe, që nuk flasin asgjë për gjenialitetin e një gjyqtari, që i duhej patjetër edhe pak vite kësaj shoqërie.
Tek njerëzit e drejtë, të urtë dhe që i shërbenin drejtësisë duke sakrifikuar dhe nga jeta e tyre, duhet patjetër të gjenden “ballistët” brenda tyre dhe menjëherë të shpallen me ligj special “Kulakë”.
Në fakt gjyqtar Seladin Pysqyli, nuk ishte nga ata njerëz të Drejtësisë, që ju del në aplikacion “Sky” dhe ju e keni kaluar. Ora News