
Është zbardhur ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 dhjetorit, ku u dogj makina e personazhit të famshëm të “Tik Tok”-ut, Kozak Braçi, poshtë shtëpisë së këtij të fundit në lagjen “Allias”.
Policia ka arrestuar Dorian Limushaj 40 vjeç dhe Markelino Laho 18 vjeç, të dy banues në Vlorë. Ndërsa në kërkim si porositës i ngjarjes, është shpallur Kleviol Ahmeti, po ashtu një personazh i njohur në rrjetin social “Tik-Tok”, i cili dyshohet se i ka paguar 2 autorët me shumën prej 1500 eurosh për të djegur makinën luksoze tip “GLE Benz” me vlerë rreth 50 mijë euro.
Kjo nuk është hera e parë që Kozak Braçi përfshihet në situata konflikti. Ai ka apeluar më herët që organet e sigurisë të zbardhin ngjarjen, përndryshe planifikon vetëgjyqësi.