ShowBizzz

Djemtë e Shakirës mahnitin rrjetin, videoja e tyre duke kënduar bëhet virale

Kur je fëmijë i një ikone botërore të muzikës si Shakira, pritshmëritë për një talent show familjar janë, të themi të drejtën, mjaft të larta. Por djemtë e saj, Milan (11) dhe Sasha (9), i kapërcyen me lehtësi dhe me pak ritëm, gjatë debutimit të tyre muzikor që i preku të gjithë.

Më 8 maj, Fondacioni Let It Bea organizoi galanë e tij vjetore me shumë shkëlqim – një mbrëmje që bashkon muzikën me bamirësinë, me mbështetjen e Sony Music Latin. Ky organizim u jep mundësi artistëve të rinj nga mosha 10 deri në 20 vjeç të tregojnë talentin e tyre në kuadër të iniciativës Next Generation of Artists.

Mbrëmja ishte e mbushur me performanca nga artistë të vegjël që këndonin këngë nga albumi i fondacionit. Por momenti që e ndali shfaqjen – dhe pothuajse “e theu” internetin – ishte dalja në skenë e Milan dhe Sasha-s, djemve të Shakirës, me performancën e tyre live të këngës “The One”.

Nga publiku në qendër të vëmendjes

Ata u pritën si yje të vegjël rock, por nuk ishin thjesht pjesë e spektaklit – Milan dhe Sasha kënduan, vallëzuan, luajtën në instrumente dhe ishin edhe në videoklipin zyrtar të këngës. Nuk ka dyshim që talenti është i trashëguar në këtë familje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by HOLA! USA (@holausa)



ks