Në një rrëfim ndryshe, At Nikolla Xhufka ka treguar disa episode nga jeta e tij në ‘Ftesë në 5’.
Prifti nga Elbasani tregoi detaje nga jetesa e tij me mamanë, e cila siguron 150 mijë lekë të vjetra për t’u ushqyer së bashku me të.
Në kundërshtim me Janullatusin, At Nikolla ka treguar se nuk merr një rrogë dhe se ia del me ndihmat e besimtarëve. Prifti ka rrëfyer se që i vogël ka pasur një thirrje të brendshme për t’u bërë prift pavarësisht kundërshtive të mamasë së tij, e cila e mbyllte në dhomë të dielave për të mos shkuar në kishë.
Kontraversial dhe ndryshe nga figurat e tjera të priftërinjve, At Nikolla ka zbuluar se është një llups i madh, se aktron vetëm për “gënjeshtra” të bardha për të ndihmuar të tjerët.
Në fund të intervistës, ai ka ndarë dhe një sekret. Ai ka treguar se një gazetar e ka pyetur nëse do të merrte pjesë në ‘Big Brother Vip’.
“Nuk mund të hyj, nuk mund të bëhem një Luiz i dytë se e di që do bëhem”, është shprehur ai.
View this post on Instagram
lokimagazine