Klodiana Lala është një ndër gazetaret më të spikatura në vendin tonë dhe ajo që i shkon të vërtetës deri në fund, pa marrë parasysh rrezikshmërinë apo kostot të cilat mund të vijnë pas “zbërthimit” të një ngjarje.
Së fundmi, e ftuar në emisionin “N’Spak” me Ermal Qorrin, Lala ka rrëfyer për herë të parë një histori se si kriminelët i zbuluan teksa së bashku me operatorin, Ervin Daja, kishte shkuar në një parcelë hashashi.
“Sy fortë” dhe e “pa trembur”, gazetarja ka treguar se si i kërkoi operatorit që ta linte aty dhe të largohej, pasi ashtu si dhe ajo pohoi kriminelët nuk do të merreshin me një grua.
“Nuk jam njeri të pranoj lehtësisht kushte, përkundrazi i vendos unë kushte për të mirën e publikut. Kam pasur momente të vështira. Nuk e kam rrëfyer asnjëherë, ia kam bërë prezent zyrtarëve të lartë. Në kohën e pandemisë së bashku me operatorin Ervin Daja përfundojmë në një arrë hashashi, Na zbuluan dhe nuk e harroj asnjëherë që personi që na shoqëronte u trembëm dhe në një moment i them Ervin ti duhet të ikësh, më lër këtu se ata nuk merren me një grua. Dhe më thotë nuk iki.
Nuk ia u shpjegoj dot se çfarë vështirësie kemi pasur kur ne kemi zbritur atë shpati ne malit dhe kur kemi zbritur përveçse ishim grisur nga rrobat dhe gjakosur nga duart kujtoj që kam hequr xhupin dhe kam marrë frymë thellë dhe aty kam kuptuar se çfarë do të thotë të rrezikosh deri në atë masë. Nuk e transmetova atë pamje kurrë sepse personat që ishin pronarët e hashashit kërcënuan që do të vrisnin personin që më shoqëroi. Unë e denoncova këtë rast dhe fatmirësisht personi që më shoqëroi është mirë, jashtë shtetit. Operatori vazhdon punën”, ka rrëfyer Lala, teksa më tej është pyetur nga Qorri se nëse ka pasur raste kur kriminelët kanë ofruar që ta “blejnë” dhe t’i “mbyllin gojën” për të mos thënë të vërtetën.
Ermali: Duke qenë e etur për të mësuar, je tentuar ndonjëherë nga oferta e tyre për të qenë pjesë e tyre për të heshtur në një kohë dhe për të folur në një kohë tjetër
Klodiana: Se kam bërë kurrë, ata që kanë tentuar ta bëjnë një gjë të tillë Ermal, faktet janë aty dhe do të dalin Kanë shkuar në SPAK dhe Prokurori, janë denoncuar nga unë. Unë kam bërë denoncime. Nuk jam trembur, më mbroj e vërteta/ Mund ti marrësh të gjithë personazhet e krimit dhe të shohësh si unë i kam trajtuar,. sa korrekte kam qenë unë dhe sa të vërteta kanë rezultuar gjërat që kam thënë. E vërteta është një gjë që duhet thënë pavarësisht kostos. Si politika, biznesi, kriminelët e dinë shumë mirë kë gazetar kanë përballë. ata i njohën gazetarët. Përpiqen shumë njerëz të blejnë influenc, tek unë ju siguroj dhe koha do e tregojë nuk ja kanë dalë dot.