Bibaj thotë se nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, por vetëm e ka këshilluar si çdo prind që të ketë një sjellje të mirë në shoqëri gjë për të cilën dyshon se i biri është irrituar duke vendosur të largohet nga banesa.
Agim Bibaj i bën thirrje kujtdo që mund ta ketë parë djalin e tij që ta njoftojnë. Po ashtu ka një thirrje edhe për të birin duke i thënë që të kthehet sa më parë sepse e kërkojnë nëna, vëllezërit dhe motra.
Pas këtij denoncimi forcat e policisë të Shkodrës por edhe familja e 15-vjeçarit në Postribë janë vënë në kërkim të tij.
“Djali më ka humbur dje. Është nisur për në shkollë por nuk ka hyrë në godinë. Kur jam kthyer nga puna më tha nusja që është larguar, denoncova në polici por ende nuk kemi gjetur asgjë. I ka thënë shokëve të tij se kam frikë nga babai se ka bëra disa sherre dhe unë i kam bërtitur. I ka thënë shokëve që dua të iki në Tiranë. Dua që im bir të më kthehet në shtëpi. Dua që im bir të më kthehet në shtëpi kushdo që ta shohë të na njoftojë. I bëj thirrje edhe djalit të kthehet tek ne prindërit, ka dhe dy vëllezër dhe motrën që e kërkojnë dhe qajnë për të”, ka rrëfyer ai mes lotësh.
(BalkanWeb)