FermaVIPShowBizzz

“Do ma vrasë kur të iki në shtëpi”, Flori “frikë” nga gruaja, Berti e mëson si të justifikohet

Flori dhe Roberti kanë vijuar edhe ditën e sotme të kalojnë kohën së bashku, ndërsa nuk kanë munguar as ndihmat.

Roberti ka qenë në kuzhinë duke qëruar hudhra, punë të cilët thotë se e bën edhe në shtëpi.

Në ndihmë i ka ardhur edhe Flori, ndërsa në një moment ka shprehur “frikën” nga gruaja, duke thënë se do i kërkojë llogari pse nuk e bën edhe në shtëpi këtë gjë.

Por për t’i ardhur në ndihmë, Roberti i jep leksione Florit se si të justifikohet para gruas.

Pjesë nga biseda:

Flori: Do më vrasë ime shoqe kur të kthehem në shtëpi

Berti: Pse?

Flori: Ja për këtë që po bëj këtu me ty, pse në shtëpi nuk i bën, atje në shtëpi i ke bërë

Berti: Ti thuaj që atje mësova, se kam qenë i izoluar. Aty kuptova që duhet ti bëj. Ke arsye sa të duash. Nuk po mëson ndonjë gjë të re ti. Pse unë jam burrë më i mirë kujton ti? Por në shtëpi i bëj këto. Moza thotë kam blerë ca hudhra dhe unë i bëj, pak kontribut./vizionplus.tv

View this post on Instagram

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)