Nëse ke shumë vite në një marrëdhënie, me siguri e ke provuar një periudhë kur seksi nuk ishte aq i shpeshtë sa do të doje
Nëse nuk e ke provuar ende, me siguri do ndodhë në një pikë, ndaj lexo këto këshilla për të mos e lejuar mungesën e intimitetit të konfuzojë gjithë këndvështrimin për marrëdhënien në të cilën je.
Si fillim është shumë normale të bësh më pak seks kur ke shumë kohë në një marrëdhënie. Sa më shumë të hysh në detajet e tjera të përditshmërisë, duke filluar nga puna dhe financat e deri te fëmijët, aq më pak të duket sikur ke kohë për t’i dhënë vetes kënaqësi të tjera. Ndaj, si filim mos u shqetëso sepse marrëdhënia jote është në rregull.
Psikologët po i nxisin gjithmonë e më shumë çiftet ta vendosin seksin në kalendar.
Ulu me partnerin, flisni për marrëdhënien tuaj, jini të hapur të pranoni dhe komentoni bashkë arsyet pse bëni më pak seks dhe kujtojini vetes gjithë emocionet pozitive që merrni nga intimiteti.
Përveçse orari do të lirojë hapësira për më shumë seks dhe do i japë vendin që i takon, nëpërmjet këtij rregulli, do të kuptoni më shumë për marrëdhënien tuaj në çift.
E nëse je një nga ata persona që mendon se seksi mirë është spontan, thjesht hidhe një sy nga lista e punëve të javës dhe shiko sa prej gjërave që do ose duhet të bësh janë spontane.