ShowBizzz

“Do të marr më vonë”/ Zbulohet kush e telefonoi Stresin në mes të emisionit (Video)

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Top Channel.

Gjatë intervistës, këngëtari foli për karrierën dhe bashkëpunimet e tij të fundit, veçanërisht Noizy-n.

Kujtojmë se dy artistët u pajtuan pas shumë vitesh dhe në emision, Stresi tha se ky “është vetëm fillimi”.

Por jo vetëm kaq, pasi teksa fliste live në studio, këngëtari mori një telefonatë dhe nguroi të përgjigjej. Ai tha se po e merr mamaja, të cilës i tha se “do ta marrë më vonë, kur të mbarojë intervistën”.