ShowBizzz

Do të zërë vendin e Arbana Osmanit në Big Brother Vip? Bora Zemani i hedh ‘benzinë’ zjarrit

Lajmi se Arbana Osmani nuk do të jetë pjesë e BBV3, mori gjithë vëmendjen e rrjetit dhe mediave pak ditë më parë.

Ndonëse shumë nuk e besuan, dhe e quajtën “metodë marketimi për vëmendje”, në fakt ekziston mundësia që e gjitha të jetë e vërtetë dhe këtë duket sikur e “konfirmoi” edhe Bora.

Në një intervistë të fundit për “Shqipëria Live”, Bora u pyet nga gazetari për lajmin e shumëpërfolur që po qarkullon dhe moderatorja jo vetëm që nuk mohoi largimin e Arbana Osmanit, por u duk mjaft entuziaste ndërsa përgjigjej.

“A thua? Do më shkonte? Si mendon ti? Dua të di si e mendon publiku! E vendos publiku!” – ka thënë Bora dhe duke gjykuar nga buzëqeshja e saj, duket se do kemi ndryshime të mëdha në sezonin e ri të spektaklit më të ndjekur në vend.



lokimagazine