ShowBizzz

Dogana ia ndalon Mozzik-ut orët mbi 1.3 milion

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të këngëtarit Gramoz Aliut, i njohur si “Mozzik”, njësitet doganore kanë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht dy orë luksoze në vlerë totale 1 milion e 340 mijë e 27 euro.

Sipas njoftimit të Doganës, orët luksoze, njëra “Richard Mille” dhe tjetra “Rolex”, nuk janë deklaruar nga Aliu gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër.

MGID Paragrafi 2

“Duke qenë se shmangia nga obligimet doganore kapte shumën mbi 5.000 euro, konform legjislacionit në fuqi është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë”.

“Me këtë rast, në përputhje me kompetencat që dalin nga Kodi Doganor dhe i Akcizave, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova

Moneytizer Paragrafi 4

Tutje, Dogana tha se Aliu është intervistuar sot dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy orët mbeten të ndaluara deri në një vendim të Prokurorisë.

Artikull i sponzorizuar



ks