Dogana e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të një dërgese në Prizren, të paraqitur për inspektim në emër të një subjekti, zyrtarët e ekzaminimit kanë kryer harmonizimin e dokumentacionit dhe më pas ekzaminimin fizik të mallrave.
Në njoftim është thënë se kontrolli përfshiu verifikimin e origjinës, sasisë, përshkrimit dhe karakteristikave të tjera të dërgesës.
Ndërkohë që gjatë ekzaminimit u konstatuan pabarazi dhe deklarim i pasaktë në emërtimin e mallrave, çka rezultoi në dallim të vlerës së mallrave në shumën rreth 29,000 euro.
“Në bazë të këtyre gjetjeve, veprimet përbëjnë kundërvajtje doganore sipas Nenit 244 (pika 1.2) të Kodit Doganor Nr. 08/L‑247 — paraqitje e deklaratës me të dhëna të pasakta ose jo të plota dhe përshkrim të pamjaftueshëm të mallrave”, thuhet në njoftim. /teve1.info/
