ShowBizzz

“Doja të qaja nga dhimbja në show, më merrej fryma”/ Xhuli në gjendje të keqe në “DWTS”

Juliana Nura gjatë prapaskenave të “Dancing With The Stars” tha se është dëmtuar në brinjë disa ditë më parë.

Kjo ka qenë edhe arsyeja e mimikës së saj gjatë performanës të së premtes, sipas Julianës, e cila shprehet se kishte dhimbje dhe se kjo javë ishte shumë e vështirë për të.

“Kot s’po e mbaj dorën këtu, por kam vrarë brinjën, nga një gjë që e bëmë me Dionin para tri ditësh, re kam vra aq keq, nuk marr frymë dot, as kur flej dhe as kur i bëj këto lëvizjet.

Krejt javën ka qenë aq e vështirë kjo koreografi që bëmë, ishte aq dhimbje e madhe sa gati qava kur bëra lëvizjen me këmbën poshtë, kur tha juria se Xhulit i iku buzëqeshja, por ajo ishte dhimbje e tmerrshme”, tha Juliana.