Lajme

Doli në intervistë me fanellën e Serbisë, kërcënohet me jetë gazetari shqiptar

Gazetari i Sportiv, Ervin Baku është kërcënuar me jetë, pasi pak ditë më parë dha një interviste në një televizion shqiptar, ku veshur kishte një bluzë me shenjat identifikuese dhe simbolin e Serbisë.

Gjatë ditës së sotme ai ka njoftuar se ka depozituar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, te Drejtori i krimit kibernetik, kallëzim penal për të gjitha kërcënimet e bëra në adresë të tij.