ShowBizzz

Don Xhoni dhe Loredana Brati? Komenti që ndezi thashethemet për një lidhje mes tyre!

Reperi i njohur Don Xhoni ka hedhur “benzinë mbi zjarrin” e spekulimeve për një lidhje të mundshme me bukuroshen Loredana Brati.

Në një video të postuar nga Brati në rrjete sociale, Don Xhoni ka komentuar shkurt, por shumë domethënës:
“zemer je ❤️”

Ky koment ka marrë me dhjetëra pëlqime dhe ka ngjallur kurreshtjen e fansave, të cilët kanë nisur të spekulojnë për një marrëdhënie romantike mes dyshes. Loredana, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe prezencën elegante në TikTok dhe Instagram, nuk ka reaguar ende ndaj komenteve të ndjekësve apo mediave.

A është kjo një shenjë e parë e një romance të re në showbiz-in shqiptar? Apo thjesht një kompliment miqësor nga Don Xhoni?

Përgjigjen e saktë ndoshta do ta japin vetë ata në ditët në vijim…



ks