Ditën e nesërme është premiera e filmit “5 herë jo”, me protagonistë çiftin Bora Zemani dhe Donald Veshaj.
Sot, protagonistët e filmit kanë dhënë një konferencë për mediat, ku i pranishëm ishte edhe producenti Ledion Liço.
Duke folur për prodhimet kinematografike të “Top Channel Films”, Liço u shpreh se qëllimi është për të krijuar seriale dhe filma cilësorë.
Ndërsa Donaldi tregoi se një ftesë për ta patur pjesë të filmit, i është bërë edhe kryeministrit Edi Rama.
Megjithatë, për shkak të angazhimeve të shumta ai nuk mund të ishte pjesë e projektit të çiftit.
“I kam bërë një ftesë për të qenë aktor, sepse ndërtuam një rol për të, që Z. Kryeministër të ishte një kamarier në Vuno, që e kishte passwordin e lokalit Rilindje 2050”, tha Donaldi.
lokimagazine