ShowBizzz

Donald Veshaj i propozon për martesë Bora Zemanit në premierën e filmit “5 Herë Jo”

Në ditën e ditëlindjes së djalit të saj dhe në premierën e filmit “5 herë Jo” Donald Veshaj i propozon për martesë Bora Zemanit.

Donaldi gjeti momentin më kulminant të karrierës së tyre për t’i propozuar Borës. Pikërisht në premierën e filmit të tyre të parë ku protagonistë janë ata vetë, ‘5 Herë Jo’, aktori u ul në gjunjë para të gjithë të pranishmëve duke i propozuar moderatores të martohet me të.

Dyshja e kanë njoftuar më herët që vitin që vjen do të celebrojnë dashurinë me dasmë ndërsa janë treguar të rezervuar në detaje.