ShowBizzz

Donald Veshaj na prezanton me projektin e ri: “Prit ta mbaroj”

Donald Veshaj ka prezantuar projektin e tij më të ri, i cili, siç pritej, do ta largojë nga ekrani tradicional televiziv. Ai do t’i bashkohet vëllait të tij, Romeo Veshaj, në platformën digjitale dhe radiofonike X Media.

Promoja e projektit vjen si një rikonceptim i performancës së bujshme të Bad Bunny-t në Super Bowl 2026. Ndërsa artisti përmendi shtete amerikane në nisje të performancës së tij, Donaldi zgjodhi të rendisë emra politikanësh shqiptarë, duke e lënë për në fund atë që e quajti “më e mira, Zegjine”.

“Prit ta mbaroj” titullohet projekti që do të rikthejë Donaldin në një format të ri, ndërsa ende mbetet e paqartë nëse krah tij do të jetë edhe Romeo. Po kështu, nuk dihet ende forma përfundimtare e këtij produksioni. Nga promoja dallohen shumë të rinj dhe referenca ndaj politikës. Pra, është e paqartë, por gjasat janë të jetë një program i ngjashëm me “Më lër të flas”.

5 shenja në duart tuaja që tregojnë se keni probleme me tiroiden
Mister mbetet edhe data kur kjo platformë do të nisë transmetimin.

Të Ngjashme