ShowBizzz

Donaldi dhe Romeo festojnë ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbushin sot binjakët

Donald dhe Romeo Veshaj janë vëllezërit më të njohur në vendin tonë. Prej kohësh, aktorët e humorit janë kthyer kryefjala e mediave rozë. Mjafton një postim në rrjetet e tyre sociale dhe ata menjëherë kanë gjithë vëmendjen e fansave.

E kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme.

Romeo ka publikuar një fotografi në “Instastory” ku shfaqet një tortë dhe numri 28. Në këtë mënyrë, ai ka zbuluar se binjakët kanë ditëlindjen dhe mbushin 28 vjeç.

Image
Postimi i Romeos

Gjithashtu urimet për vëllezërit Veshaj kanë nisur që pas mesnate.

Ndërkohë fansat janë kuriozë të dinë nëse do të ketë ndonjë festë me rastin e ditës së tyre të veçantë.

Kujtojmë se Donald dhe Romeo nuk kanë bërë as pushime verore, pasi janë duke u marrë me realizimin e filmit të tyre të parë.