50
Zëvendëspresidentja e SHBA’së, Kamala Harris ka pranuar zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve, duke telefonuar Presidentin e sapozgjedhur Donald Trump për t’i ofruar urimet e saj të mërkurën.
Harris, siç citon CNN një zyrtar të lartë, “e thirri Presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Ajo diskutoi rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit dhe të qenit president për të gjithë amerikanët”, përcjell Insajderi.
Sipas mediumit, telefonata zgjati vetëm disa minuta