ShowBizzz

Dramë e re në showbiz, Luizi i kundërvihet Mentor Kikisë me fjalët e Kozeta Kurtit!

Një “dramë” e re ka lindur dje në showbiz, që ka parë si protagonistë fituesin e “BBVIP”, Luiz Ejllin, gaetarin Mentor Kikia, Kozeta Kurtin dhe Aurela Gacen, e cila indirekt me një deklaratë të sajën nisi një zinxhir reagimesh, që kulmoi me një deklarat jo edhe miqësore të Luizit ndaj Kikias.

Megjithatë, le ta nisin nga fillimi, një intervistë e fundit e Aurelës, ku teknikisht “refuzoi” një bashkëpunim me Luizin, duke thënë se tani nuk ishte momenti i duhur. Titujt e shpërndarë në mediat rozë nga kjo deklaratë, kanë detyruar Kikian të bëjë një reagim në rrjetet e tij sociale, ku refuzon të përballë Aurelën, një artiste të madhe sic e quan ai, me një produkt televiziv pa asnjë vlerë si Luizi.

Reagimi i gazetarit nxiti më pas Kozeta Kurtin që të bënte një reagim, ku radhiste arritjet artistike të Luizit dhe ku e shfajësonte fituesin e “BBVIP” për titujt e vendosur nga portalet apo mediat.

Pikërisht pjesën e parë të reagimit të Kozetës, Luizi e përdori për një deklaratë të tijën në Instagram, që tashmë është fshirë, ku ndër të tjera edhe e ofendon Kikian.

Po ashtu ka bërë edhe këtë reagim në InstaStory-n e tij.

Po vetë Aurela? Aurela e ka sqaruar vetë deklaratën e saj me një postim në Instagram, deklaratë që po ta kishin lexuar të gjithë, mund ta kishim shmangur këtë dramë.