LifeStyle

Drejt ndarjes edhe Marina Vjollca?

Një postim i fundit i reperit Ghetto Geasy në Instastory, ka tërhequr jo pak vëmendjen e rrjetit.

Reperi ka postuar një thënie të Dritëro Agollit: “E mbajta në krahë tërë ditën, edhe zemër I dhashë: Mbahu! Të nesërmen në fshat kur arritëm, u tha të tjerëve: Më rrahu!”.

Menjëherë pas kësaj ndjekësit e çiftit janë bërë kuriozë dhe kanë vënë re se çifti nuk ka postuar me njëri-tjetrin prej disa javësh, e as kanë pëlqyer apo komentuar postimet e njëri-tjetrit, çka ka bërë të aludohet se Marina e Geti mund të jenë duke kaluar një krizë në marrëdhënie.