Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë, Rasim Selmani, ka takuar përfaqësuesit e KFOR-it LMT, konkretisht Ekipin për Ndërlidhje dhe Monitorim.
Në takim me togerin Mate Deckner dhe rreshterin shtabor Peter Molnar, Selmani diskutoi për situatën e sigurisë dhe koordinimin në kuadër të aktiviteteve dhe vizitave të rregullta në institucionet korrektuese.
“Drejtori Selmani i njoftoi përfaqësuesit e KFOR-it me angazhimet dhe punën që po zhvillohet në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Me fokus në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe trajtimit korrekt të të burgosurve”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.
