Lajme

Drejtuesi i motoçikletës përplaset në shtyllë elektrike – Policia jep detaje për aksidentin fatal në Prishtinë

Një aksident tragjik trafiku me pasojë vdekjeje është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në magjistralen Podujevë–Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 06:52 një drejtues motoçiklete ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur në një shtyllë elektrike. Si pasojë e lëndimeve të rënda, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë që është konfirmuar nga ekipi mjekësor.

Në vend kanë dalë njësitë policore dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të Ngjashme