BBV

Drizan Shala: Institucionet e Kosovës neutralizojnë strukturat ilegale në veri të Mitrovicës

Eksperti i sigurisë Drizan Shala ka deklaruar se institucionet e sigurisë së Kosovës kanë arritur të vendosin kontroll efektiv në veri të vendit, duke neutralizuar pikat operative që shërbenin për veprime ilegale.

Sipas tij, përmes veprimeve të koordinuara operative dhe ligjore, është ndërprerë zinxhiri i komandës dhe logjistikës së strukturave paralele të lidhura me Serbinë, duke krijuar një realitet të ri sigurie dhe duke forcuar sovranitetin kushtetues të Kosovës.

Shkrimi i tij:

Neutralizimi Operativ i Hapësirës Veriore: Çmontimi i Pikave dhe Nënqendrave të Veprimit Armiqësor

Institucionet e Sigurisë së Kosovës kanë arritur të stabilizojnë dhe të vendosin kontroll efektiv mbi hapësirat veriore të vendit, përmes neutralizimit të pikave dhe nënqendrave operative që më herët shërbenin si nyje funksionale për veprime të strukturuara ilegale. Ky proces është realizuar përmes veprimeve të koordinuara operative, inteligjente dhe ligjore, duke krijuar një realitet të ri të sigurisë në terren dhe duke kufizuar ndjeshëm aftësinë për manovrim të strukturave paralele.

Si rezultat, operatorëve dhe elementeve të lidhura me institucionet e sigurisë së Serbisë u është pamundësuar veprimi operacional në këtë territor, duke iu ndërprerë zinxhiri i komandës, logjistikës dhe mbështetjes lokale. Kjo arritje përbën një goditje strategjike ndaj kapaciteteve hibride destabilizuese dhe një sinjal të qartë se sovraniteti dhe rendi kushtetues i Kosovës nuk janë më të negociueshme në terren, por të mbrojtura në mënyrë aktive dhe të qëndrueshme.

Të Ngjashme