“Dashuria është e fortë, por prerësit tanë janë më të fortë”, thuhet në një postim të ri në Facebook nga Parku Kombëtar Grand Canyon në Arizona.
Në postimin e shpërndarë në mediat sociale, menaxheri parkut shpreh shqetësimin për bravat e dashurisë. Këto objekte të njohura janë drynë që janë varur në një gardh metalik, shpesh me emrin ose inicialet e një çifti, me çelësin që më pas hidhet në uji aty pranë, citon CNN.
Shumë njerëz se hedhja e çelësit simbolizon një dashuri të pandërprerë por hedhja e tyre në ujë, shkaktojnë probleme edhe më serioze për habitatin. Kondori i Kalifornisë i rrezikuar në mënyrë kritike tërhiqet nga gjërat me shkëlqim, dhe si rezultat disa nga zogjtë kanë gëlltitur çelësat, dhe për pasojë kërkohet ndërhyrje me kirurgji për t’i hequr ato.
“Kondorët janë kafshë kurioze dhe njësoj si një fëmijë i vogël do të hetojë gjëra të çuditshme që hasin me gojën e tyre”, thuhet në postim.
“Kondorët nuk janë të destinuara për të tretur metalin dhe shumë herë nuk mund t’i kalojnë këto objekte. Nëse një kondor gëlltitet shumë objekte të tilla, ai mund të vdesë”, theksohet ndër të tjera në postim.
Hedhja e drynave në ujë janë bërë problem edhe në destinacione të tjera, veçanërisht në Pont des Arts të Parisit, ku bravat ishin bërë aq të rënda sa po dëmtonin integritetin strukturor të urës.
Kur qyteti i Parisit hoqi bravat në vitin 2015, pesha e 700,000 objekteve metalike ishte e barabartë me 20 elefantët. Pasi u hoqën të gjitha, qyteti vendosi ndarje xhami në urë për të parandaluar këdo që të shtonte bravë të rinj