ShowBizzz

Dua Lipa bëri sikur po gatuante karkaleca dhe rrjeti shpërthen në kritika

Dua Lipa po kritikohet në rrjet pas një videoje ku shfaqej duke gatuar karkaleca deti gjatë një feste. Fansat vunë re se zgara nuk ishte e ndezur, teksa sipas tyre artistja po gënjente sepse çdo gjë ishte e inskenuar.

Mesa duket qëllimi i Duas ishte të tregonte se ajo di të jetë edhe e thjeshtë në festat familjare duke ndihmuar me gatimin apo diçka tjetër, por nuk ia ka dalë.

Dua ka marrë një mori komentesh nga fansat të cilëve nuk iu ka pëlqyer aspak veprimi i saj.

“Nuk duket se ka ndonjë zjarr poshtë tij. Inskenimi mund të kishte qenë shumë më i mirë.”– shkroi një fans. Ndërsa një tjetër shtoi: “Është shumë e mrekullueshme të rrotullosh një karkalec që as nuk është duke u gatuar.”

“Të rrokullisësh një karkalec që as nuk gatuhet, çmenduri.“- ka komentuar një tjetër.

Dua Lipa bëri sikur po gatuante karkaleca dhe rrjeti shpërthen në