Shkencë & Teknologji

Dua Lipa mahnit New York-un, transmeton videon virale ku shihet duke kënduar në Pallatin e Rinisë

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, gjatë koncertit të saj të fundit në New York, pjesë e turneut “Radical Optimism”, surprizoi publikun duke shfaqur në ekran një video ku shihej ajo kur ishte e vogël.

Para se të fillonte të performonte këngën “No One” të artistes me famë botërore, Alicia Keys, në ekranin e madh u shfaq Lipa si fëmijë duke interpretuar të njëjtën këngë.

Në videon, e cila është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, shihet që Lipa kishte performuar këngën e Keys në një ngjarje në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë.

Kjo performancë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Billboard ka shkruar në faqen zyrtare të Instagramit: “Si ka filluar dhe si po ecën @dualipa prezanton versionin e saj të këngës “No One” nga @aliciakeys në natën e parë të turneut të saj në NYC, #RadicalOptimism”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by billboard (@billboard)