ShowBizzz

Dua Lipa shënon një tjetër sukses, “Training Season” kalon 1 miliard dëgjime

Dua Lipa ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore.

Kënga e saj “Training Season” ka kaluar shifrën prej 1 miliard dëgjimesh në Spotify, duke u bërë kënga e 15-të e artistes që arrin këtë rekord në platformën e njohur muzikore.

“Training Season” u publikua në vitin 2024 dhe është pjesë e albumit “Radical Optimism”.

Kënga vazhdon të jetë e dëgjuar nga fansat edhe dy vite pas publikimit.

Dua Lipa ka reaguar ndaj këtij suksesi përmes rrjeteve sociale, duke shpërndarë në Instagram një postim të fansave që festonin arritjen e këngës.

Me këtë rekord, këngëtarja shqiptaro-britanike vazhdon të zgjerojë listën e projekteve të saj muzikore që kanë kaluar pragun e 1 miliard dëgjimeve në Spotify.

Të Ngjashme