ShowBizzz

Dua Lipa surprizon fansat! Nga “Houdini” te koktejet, si i ktheu hitet në pije?!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen me një koncept argëtues dhe kreativ, ku kombinoi koktejet me këngët e saj të preferuara, duke krijuar pije të frymëzuara nga hitet ikonike të muzikës pop.

Në këtë iniciativë, ajo prezantoi fillimisht një martini me vodkë, të frymëzuar nga kënga “Smooth Operator” e “Sade”.

Sipas Lipës, një martini i mirë krijon momentin perfekt, sidomos kur shoqërohet me muzikë të qetë dhe elegante.

Më pas, artistja përgatiti një version të veçantë të një pijeje të bardhë, të frymëzuar nga hiti i saj “Houdini”, pjesë e albumit “Radical Optimism”.

Ajo tregoi se kjo pije mund të përgatitet lehtësisht direkt në gotë, duke e bërë procesin më praktik dhe argëtues.

Një tjetër pije në listën e saj ishte një highball i frymëzuar nga kënga klasike “Benny and the Jets” e Elton John.

Dua Lipa kujtoi se e kishte provuar këtë pije gjatë një koncerti në stadiumin Dodger, një moment që, sipas saj, i ka lënë mbresa të veçanta.

Përveç këtyre, këngëtarja zbuloi edhe ide të tjera kreative për pije të frymëzuara nga këngë të njohura, duke sjellë një ndërthurje interesante mes muzikës dhe argëtimit.

Ky koncept unik ka tërhequr vëmendjen e fansave në mbarë botën, duke treguar edhe një herë stilin inovativ të artistes, e cila di gjithmonë si të surprizojë publikun e saj.

Të Ngjashme