Çdo punë meriton të jetë e paguar. Ashtu si edhe puna jote. Mendon se paga jote është pak e ulët?
Ok, nëse ti vërtet je e bindur për këtë, atëherë është moment për të kërkuar një rritje. Nuk të sigurojmë se tentativa jote do të ketë sukses. Por kemi disa këshilla për ty. Që do të ta lehtësojnë punën informohu mbi mundësi të e rritjes së rrogës.
– Para së gjithash, mos pretendo që rritja e rrogës të realizohet që në momentet e para të marrjes në punë. Rritjen e rrogës ti duhet ta meritosh! Por përpara se kjo të ndodhë duhet të presësh një periudhë të caktuar kohe. Rezultatet e punës tënde duhet të jenë të dukshme.
– Për të qenë e sigurt se do të kesh një rritje rroge, sigurohu që firma ku punon të jetë e aktive dhe e suksesshme. Informohu për shifra, marrëveshje apo perspektiva zhvillimi.
– Studio rrjetin e pagave relative të kolegëve të ty që punojnë në të njëjtin vend pune ose në firma të ndryshme, që bëjnë të njëjtën punë si ti. Mund të gjesh informacione të tilla në internet, gazeta apo edhe gjatë bisedave mes kolegësh.
– Mund të presësh mesatarisht një rritje që mund të shkojë nga 5 deri në 15%.
Zgjidh momentin e duhur
– Një lloj analize e rezultateve që bëhet në vit duket si çasti ideal. Vetëm se ki parasysh që nuk do të jesh ti e vetmja që do të kërkosh rritje rroge. Prandaj zgjidh më mirë një moment që nuk është shumë tipik për kërkesa të tilla. Ka mundësi që në një kohë të tillë kërkesa jote të merret parasysh. Madje rritja jote e rrogës mund të jetë më e lartë.
– Nëse ndryshon detyrë ose të besohen përgjegjësi të reja, atëherë mund ta justifikosh edhe më mirë rritjen tënde të rrogës.
Zgjidh bashkëbiseduesin tënd
– Drejtoju direkt shefit tënd. Përpiqu të marrësh me mend reagimin e bashkëbiseduesit, duke imagjinuar atë që mund të ndodhë.
– Përgatit shembuj që tregojnë se sa e dobishme je ti për kompaninë.
– Bëj një listë të detyrave të reja që mund të të besohen.
Gjatë bisedës
– Përmbajtja: fillo duke treguar gjithçka që ti ke bërë për kompaninë dhe çfarë ke sjellë të re. Çfarë ke realizuar dhe cilat janë objektivat e tua për të ardhmen. Në fund fillo të flasësh për shifra konkrete.
– Forma: duhet të kesh një sjellje prej fitimtareje. Ji pozitive dhe mbi të gjitha buzëqesh: do të tregosh kështu sesa e motivuar je. Ji e prerë, por jo agresive. Dialogu është shumë i rëndësishëm. Dëgjo me kujdes bashkëbiseduesin për të kuptuar edhe versionin e tij.
Gabimet që nuk duhen bërë
– Shmang konfliktet
– Kurrë mos e fillo bisedën duke folur për shifra. Lëre bashkëbiseduesin tënd që të bëjë i pari propozimin e pagës.
– Asnjë deklarata të tipit: “Nëse nuk më rrisni rrogën, unë iki!”. Sepse, nëse në fund nuk do t’i vësh në zbatim kërcënimet e tua, është e sigurt që do të humbasësh besueshmërinë.
– Asnjë krahasim me kolegët e tu. Sepse. kjo do të thotë se je duke kritikuar punën e eprorit tënd.
Në rast refuzimi
– Përpiqu të përfitosh lloje të tjera avantazhe p.sh.: pushime suplementare, orare më elastike, makinën e punës.
– Kërko më shumë përgjegjësi. Në këtë mënyrë do të kuptosh se sa e rëndësishme je për eprorin tënd. Pas gjashtë muajsh ose një vit mund të kërkosh sërish rritje.
– Nëse gjatë kësaj periudhe nuk ndodh asnjë ndryshim, vendos nëse do të qëndrosh apo do të ndryshosh punë.