Lajme

Duda Balje kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga Sadri Ramabaja

Deputetja Duda Balje, përmes padisë për shpifje që ka dorëzuar kundër analistit Sadri Ramabaja, ka kërkuar që ky i fundit t’i paguaj asaj, 100 mijë euro dëmshpërblim.

Balje ka bërë të ditur se padinë e ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë përmes avokat Fanol Krasniqi.

Ndryshe, Sadri Ramabaja kishte deklaruar se ai kishte informacione që Balje ishte “takuar me Milan Radoiçiq më 28 shkurt”.