
1
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, duket se ka vendosur të sfidojë kohën dhe rrjetet sociale, duke mos u mjaftuar më me ndërhyrjet estetike, por duke e përforcuar imazhin e saj edhe përmes aplikacioneve si FaceApp.
Prej kohësh, Balje është komentuar për përdorimin e botoksit dhe fillerëve në pamjen e saj, gjë që ajo nuk e ka mohuar asnjëherë hapur.
Por së fundmi, vëmendje të madhe kanë marrë edhe fotot e saj në rrjetet sociale, të cilat shpesh duken shumë të largëta nga realiteti i jetës së përditshme.
Nuk janë të pakta rastet kur komentuesit kanë vënë re përdorimin e tepruar të filtrave dhe modifikimeve digjitale në imazhet që deputetja poston, ku tiparet e fytyrës shfaqen pothuajse të papërshkrueshme dhe të përpunuara deri në ekstrem, shkruan “Kosovarja”.
Megjithatë, Balje mbetet një nga figurat më të zëshme të jetës publike në Kosovë, si për deklaratat e saj politike, ashtu edhe për praninë në media sociale.
ks