ShowBizzz

“Duhet të mendosh edhe për…”/ HABIT Brikena: Nuk do e kisha prishur martesën për një shpullë…

Banorja e “Big Brother VIP 5”, Brikena, është shprehur se ka dëshirë që të martohet me një burrë shqiptar. Teksa po bisedonte me Gretën dhe Artanin për martesat, ajo tha se vajzat e huaja ndahen me partnerin e tyre direkt, pa menduar gjatë.

Brikena shtoi se ajo nuk do ta prishte martesën e saj për një shpullë¸duke shtuar se nuk po flet për dhunë pasi ‘nuk e ka lindur babai për t’a rrahur dikush’.

Banorja vijoi duke thënë se do të mendonte për traumat e fëmijës dhe do preferonte të vuante ajo se nuk ka faj fëmija.

“E di ku është problemi tek italianët dhe rracat e tjera, po marrim shembull se Tani martohet me një vajzë italiane. Varet prej rasteve se mund të jetë edhe vajza më e mirë në botë, akoma më e mirë se një vajzë shqiptare. Por problemi është se vajzat e huaja, bëjnë dy fëmijë, nesër ose pasnesër njeh një person tjetër dhe thotë ‘mbaroi dashuria, respekti’ dhe nuk i intereson a të la ty, a ka fëmijë apo jo. Ama një vajzë shqiptare, edhe nëse mbaron dashuria, qëndron për respekt të fëmijëve. Edhe i përballet çdo gjëje, edhe me pas ndonjë debat. Një shoqe e imja italiane e ka lënë të dashurin e saj pas 7 vitesh se ia ka futur një shpullë. Unë personalisht nuk jam dakord. Me qenë 7 vite me një person, me pas fëmijë dhe me u prishë për një shpullë¸ nuk e kisha prishur martesën për një shpullë. Nuk po them dhunë, se s’më ka lindur baba me më rrahur dikush. Por duhet me menduar për fëmijën, për traumat e fëmijës, a mundet kjo gjë me u rregulluar apo jo. Unë personalisht kisha vuajtur vetë, çfarë faji ka fëmija”, tha Brikena.

Moneytizer Paragrafi 4



ks

Të Ngjashme