ShowBizzz

“Duke më bërë padrejtë …”, miliona shikime, pak pëlqime, Arbenita hedh dyshime te Instagrami?

Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka ndarë me ndjekësit e saj një shqetësim lidhur me angazhimin që po merr në rrjetin social Instagram.

Ajo publikoi një screenshot nga profili i saj, ku shihet se ka mbi 10.6 milionë shikime vetëm në 30 ditët e fundit, megjithatë pëlqimet në postimet e saj nuk po përputhen me këto shifra të larta.

“Është Instagrami duke më bërë padrejtë që nuk po arrij numrin normal të pëlqimeve në krahasim me këto ndërveprime, apo janë ‘haters-at’ që nuk po e klikojnë butonin e zemrës”, ka shkruar ajo krahas imazhit.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Gjilan, Departamenti i përgjithshëm ka lëshuar urdhërarrest dhe letër rreshtim ndërkombëtar ndaj Arbenita Ismajlit.



ks