Hysen Durmishi ushtrues detyre i ministrit të Infrastrukturës, ka thënë se rruga “Mon Balaj” në Kodrën e Trimave nuk është në përgjegjësinë e këtij dikasteri.
Durmishi ka thënë se kjo rrugë është në përgjegjësi të komunës.
“Sqarojmë se MMPHI nuk e ka në kompetencë mirëmbajtjen e segmentit të rrugës “Mon Balaj”. Ky segment është nën përgjegjësinë e Komunës së Prishtinës, e cila edhe ka ndërhyrë në këtë pjesë të rrugës duke vendosur pengesa. Kompetenca e MMPHI-së përfshin segmentin rrugor nga Bernica në drejtim të Komunës së Podujevës, segment nga i cili edhe ka filluar realizimi i projektit të rrugës Prishtinë–Podujevë”, ka shkruar ai në Facebook.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se mbrëmë ka intervenuar në këtë rrugë në të cilën qarkullimi u vështirësua pas reshjeve të borës dhe ngrica edhe pse sipas komunës rruga është në përgjegjësi të ministrisë.
Komuna e Prishtinës intervenon në rrugën “Mon Balaj” pas vështirësive nga bora
Durmishi ka thënë se ekipet janë aktivizuar mbrëmë në pastrimin e rrugën që janë në kompetencë të tyre.
“Mbrëmë, me fillimin e reshjeve të borës, ekipet tona janë aktivizuar menjëherë dhe kanë hedhur kripë në të gjitha rrugët nën përgjegjësinë tonë, me qëllim të garantimit të qarkullimit të sigurt dhe të papenguar”, ka shkruar ai.
