ShowBizzz

“DWTS Fan Club” nga Kiara Tito, ja si reagoi Bora Zemani

Sot mbrëma starton spektakli i kërcimit që po pritej prej kohësh, “Dancing with the stars”.

Për të folur për detajet e fundit, në “Wake Up” kanë qenë të ftuar dy moderatorët e programit Bora Zemani dhe Eno Popi.

Këta të fundit treguar se priten shumë supriza në këtë puntatë të parë, ndër to edhe një performancë nga Luiz Ejlli, i cili do të këndojë kolonën zanore të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Gjithashtu, u fol edhe për moderatoren Kiara Tito e cila do të prezantojë “DWTS Fan Club”.

Ajo që e dha këtë lajm ishte Bora Zemani, e cila dukej shumë e entuziazmuar kur e ndau me publikun.



lokimagazine