Lajme

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të mirë.

Megjithatë, për median ai tha se ka pasur disa incidente të regjistruara në Mamushë, në Suharekë e në Jabllanicë.

Siç bëri të ditur Bytyqi, në Mamushë dy çifte u kapën duke votuar në kabinën e njëjtë.

Ndërsa në Suharekë një qytetar shprehu revoltë pasi nuk iu lejua asistenca te prindi i tij.

Të Ngjashme