Lajme

Dy doktorë të QKUK’së rrahen mes vete intervenon Policia

Dy urologë janë rrahur mes vete mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo ka bërë me dije se të dy personat e përfshirë janë intervistuar dhe se është hapur rast për “sulm ndaj personit zyrtar”.

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë është inicuar një rast sulm ndaj personit zyrtarë, që ka ndodhë rreth orës 08:00 , në QKUK. Lidhur me rastin janë intervistuar 2 personat e përfshirë. Rasti po hetohet në koordinim me prokurorinë.



ks