1
Ish-kryeministri Albin Kurti iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Përafërsisht dy orë prej mbylljes së vendvotimeve, Kurti iu është adresuar qytetarëve përmes një video-mesazhi të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Janë më pak se dy orë e gjysmë nga koha kur do të mbyllën vendvotimet. Sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit. Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Prandaj, dilni dhe votoni, ftoni të gjithë miqtë, familjarët të dalin e të votojnë dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës”, thuhet në video mesazhin e liderit të VV-së


