Juristi Faton Fetahu ka shpjeguar “60-ditëshin” për zgjedhjen e presidentit/es sipas dispozitave ligjore.
“Në pikëpamje kushtetuese, afati objektiv kushtetues për fillimin dhe realizimin e procedurës për zgjedhjen e presidentit, do të duhej të ishte 60-ditëshi paraprak, pra, para 30-ditëshiut kur s’lejohet më prapë – 60 ditë para 5 marsit. Që do të thotë, procedura do të duhej të fillonte më 5 janar, dhe do të duhej të përfundonte më 5 mars”, ka thënë Fetahu në Edicionin Special.
