Lajme

Dy persona dyshohen për posedim të narkotikëve në Fushë Kosovë, njëri arrestohet, tjetri në kërkim policor

Një person është arrestuar të mërkurën në Fushë Kosovë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim policor, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të dy personave të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar sasi të kokainës dhe marihuanës.

“Janë gjetur dhe sekuestruar 293.8 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 241.6 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, tri peshore digjitale, një karikator dhe dy fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër vazhdon të jetë në kërkim policor.

Të Ngjashme