Lajme

Dy persona dyshohet se u sulmuan seksualisht nga dy të tjerë

Dy persona dyshohet se janë sulmuar seksualisht të shtunën në Ferizaj.

Sipas raportit policor rastin e ka raportuar një person i cili dyshon se sulmi është kryer nga dy të tjerë.

Po ashtu bëhet e ditur se njëri prej të dyshuarve është identifikuar nga njësitet policore relevante.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se dyshon se nga dy persona është kryer vepra e lartcekur ndaj dy viktimave meshkuj kosovarë. Njësitet policore relevante janë marrë intensivisht me rastin si dhe kanë identifikuar njërin nga të dyshuarit. Rasti në proces hetimor”, thuhet në raportin e PK-së./teve1.info/