Lajme

Dy persona humbin jetën në spital pas aksidenteve ditë më parë në Prishtinë dhe Slivovë

Dy persona kanë humbur jetën në spital pas aksidenteve të ndara që ndodhën ditë më parë në Prishtinë dhe Slivovë.

Në rastin e parë, aksidenti ndodhi në Prishtinë më 30 dhjetor, ndërsa viktima ndërroi jetë më 9 janar gjatë trajtimit mjekësor.

“Me 09.01.2026 është raportuar se viktima mashkull kosovar, gjersa ishte në tretman mjekësor, si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi Policia.

Rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Slivovë më 3 janar, ku një grua u aksidentua dhe po trajtohej në QKUK, derisa ndërroi jetë më 10 janar.

“Lidhur me rastin është raportuar se viktima femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, me 10.01.2026 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së./teve1.info/

Të Ngjashme