Lajme

Dy persona të lënduar në aksidentin mes dy automjeteve në Lipjan

Dy persona kanë mbetur të lënduar mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Torinë të Lipjanit.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Torinë të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti./teve1.info/